-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

ARRSH njoftim: Do devijohet trafiku në Unazën Lindore dhe rrethrrotullimin e TEG-ut

Kryesoret

Autoriteti Rrugor Shqiptar nën njoftimin se duke nisur që nga dita e sotme 27.03.2024 do të kryejë disa punime në rrugën që lidh Unazën Lindore me rrethrrotullimin e TEG-ut ku do të ndodhë edhe devijimi i trafikut.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se duke filluar nga data 27.03.2024 do të kryejë punimet në rrugën qe lidh Unazën Lindore me rrethrrotullimin e TEG ku do të bëjë devijimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të trafikut, për të realizuar rampën lidhëse Unaza Lindore në drejtim të Tiranës.

Pas përfundimit të rampës lidhëse, rruga që vjen nga Sauku për në nyjen TEG (rruga që kalon te Mai Tai Resort) mbyllet, duke shërbyer vetëm për bizneset e zonës.

Menaxhimi i trafikut do kryhet sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut.

Kontraktori i punimeve në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.

Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë devijim”,-njofton ARRSH.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit