-sidi education-spot_img
22.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Merz vlerëson samitin e G7: Janë arritur përparime në disa dimensione!

Kryesoret

Kancelari federal Friedrich Merz e vlerësoi samitin e G7 në Évian të Francës si një sukses. Veçanërisht në lidhje me luftën e SHBA-së kundër Iranit, sipas tij janë arritur përparime gjatë samitit.

Duke iu referuar ngushticës së Hormuzit, Merz foli për zhvillime pozitive. “Ka arsye për optimizëm që kjo rrugë do të hapet sërish plotësisht dhe pa tarifa për trafikun detar,” tha ai për ARD. “Kjo nuk është e rëndësishme vetëm për çmimet në Evropë. Është e rëndësishme për furnizimin me naftë dhe gaz në Azi, sepse kjo ka nxitur rritjen e çmimeve edhe në Evropë.”

Operacionin ushtarak të SHBA-së kundër Iranit, Merz e vlerësoi në përgjithësi si një sukses. Sipas tij, ka pasur një “dobësim të dukshëm të terrorizmit në rajon”. Kjo, tha ai, vlen për të gjithë mjedisin — Huthitë, Hezbollahun dhe Hamasin. “Dhe edhe aftësia e qeverisë iraniane për të prodhuar armë bërthamore është dobësuar për vite, është zmbrapsur, madje ndoshta është eliminuar.”

Merz lavdëron marrëdhënien me Trumpin

Merz nuk e sheh marrëdhënien e tij me presidentin amerikan Donald Trump si të dëmtuar, pavarësisht tensioneve të javëve të fundit për shkak të luftës me Iranin. “Kemi bashkëpunuar shumë, shumë mirë këtu,” tha ai.

Marrëdhënia, sipas tij, ishte e rregullt dhe produktive. Palët u ndanë me një nivel uniteti “siç nuk e kam parë vitin e kaluar dhe as gjatë gjithë asaj periudhe ndërmjet,” theksoi Merz.

Në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme,Merz tha se Izraeli ka një rol të veçantë. “E rëndësishme është që ky konflikt të përfundojë tani dhe Izraeli nuk duhet të bëhet nxitës i konfliktit, por duhet të marrë një rol aktiv për ta përfunduar atë — dhe ekziston kjo mundësi,” deklaroi ai për ARD.

Qeveria izraelite kishte deklaruar më herët se nuk do të bëjë “asnjë kompromis në mbrojtjen e qytetarëve tanë”, pavarësisht marrëveshjes kuadër SHBA–Iran. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu kishte njoftuar gjithashtu se do të vazhdojë të mbajë trupa në zonat e pushtuara në Liban.

Në ditët e fundit, sulmet reciproke midis Izraelit dhe Hezbollahut në Liban kanë vazhduar.

Përparim edhe në çështjen e luftës në Ukrainë

Në samitin e G7 pati unitet edhe për vazhdimin e mbështetjes ndaj Ukrainës.Merz tha,se është diskutuar intensivisht me presidentin Trump se çfarë mund të bëjnë vendet e G7 për t’i dhënë fund luftës.

“Vetëm nga një pozicion force Rusia do ta kuptojë se nuk ka asnjë shans ta fitojë këtë luftë ushtarakisht. Dhe në këtë drejtim kemi bërë një hap të madh përpara në arritjen e marrëveshjes,” tha Merz.

Shtetet e G7 njoftuan se do të adresojnë mungesat në furnizimin e Ukrainës me armë duke dhënë licenca prodhimi. Ukraina, për shkak të sulmeve të forta ruse, po përballet veçanërisht me mungesë akute të raketave të mbrojtjes ajrore./ DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit