Ditën e sotme është vetëdorëzuar në polici ish-drejtori i Agjencisë së Legalizimeve Mariel Murati, personi i cili legalizoi dhe ndërtoi pa leje në hotel 7-katësh në Portin e Sarandës.
Ai ishte shpallur në kërkim që prej 13 marsit.
Në lidhje me këtë ngjarje më herët në pranga kanë përfunduar dhe 8 zyrtarë të ASHK, Bashkisë Sarandë dhe IKMT, të arrestuar për shpërdorim detyre.
Të liruar më vonë nga gjykata.
Ndaj tij gjithashtu rreth një muaj më parë është bërë një denoncim për ngacmim seksual dhe kërkim favoresh seksuale në këmbim të një vendi pune.