-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova kaloi hapin e parë për anëtarësim në KiE

Kryesoret

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti ka njoftuar se Kosova e ka kaluar me sukses votimin e sotëm në Komitetin e Asamblesë Parlamentare në KiE, që është hapi i parë për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Kosova kalon suksesshëm votimin në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të KiE. Sapo është miratuar opinioni i raportueses Bakoyannis në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Këshillit të Evropës.

Ky opinion rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa asnjë parakusht shtesë. Asnjë nga zotimet që duhet t’i marrë përsipër Kosova nuk kërkohet të realizohen para anëtarësimit. Madje në pikën 11 thuhet qartë se zotimi duhet të adresohet pas anëtarësimit.

Të gjitha propozimet që të vendosen parakushte të reja janë refuzuar nga shumica e anëtarëve të Komitetit, gjë që tregon se Kosova duhet të bëhet anëtare në maj të këtij viti dhe parakushtet e reja do të ishin të padrejta.

Për më tepër, opinioni kërkon largimin e fusnotës nga denominimi i Kosovës, fusnotë e cila është përdorur që nga viti 2008 në çdo raport dhe komunikim mbi dhe me Kosovën. Gjithashtu, rekomandohet që Kosova të ftohet si shtet (state), sipas nenit 4 të Statutit të KiE, dhe jo si vend (country), sipas nenit 5.

Suksesi i sotëm hapë rrugën për votimin e opinionit në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i cili do të mbahet në Strasburg në javën e 15 prillit. Pas votimit të suksesshëm aty, opinioni do t’i dërgohet Komitetit të Ministrave të cilët duhet të votojnë për anëtarësimin e Kosovës në ministerialin e radhës që do të mbahet në maj të këtij viti” shkruan ai.

Vendimin e ka përshëndetur edhe Lulzim Basha që ishte në tryezë. “U kry! Komiteti Politik sapo miratoi  propozimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Një hap jetik që i hap rrugë vendimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe Këshillit të Ministrave. Mirënjohje aleatëve të shqiptarëve për mbështetjen e dhënë. Urime Kosovë” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit