Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë të pandehur Erjola Hoxhën. Partnerja e ish-zv/ kryeministrit Arben Ahmetaj akuzohet për fshehje të pasurisë dhe pastrim parash.
Dje iu komunikua akuza edhe ish-gruas, Albina Mançka. Gjithashtu u është komunikuar akuza përmes avokatëve, Ahmetajt, i cili ndodhet në arrati por edhe dy bosëve të inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.