Një 31-vjeçar është shpallur në kërkim pasi ka dhunuar fizikisht një 44-vjeçar në Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 në vendin në Urën e Cenit për motive të dobëta.
Më pas autori është larguar me automjet nga vendngjarja.
44-vjeçari është dërguar në spitalin e Lezhës për asistencë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.