-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Shqiptarët duan të pasurohen me poshtërsi’, Ipeshkvi i Shkodrës tregoi pse dha dorëheqjen

Kryesoret

Monsinjor Angelo Massafra erdhi në Shqipëri në vitin 1997 dhe më pas ai u emërua Ipeshkv i Dioqezës Shkodër-Pult.
Monsinjori dha dorëheqjen tek Papa Françesku sapo mbushi moshën 75-vjeçare, dhe tani pret që Selia e Shenjtë të caktojë Ipeshkvin Kuaditor të Shkodrës.

“Unë dhashë dorëheqjen sipas rregullave të Vatikanit, sepse mbusha moshën 75-vjec. Papa Françesku e ka pranuar dorëheqjen time dhe do t’i hap rrugën emërimit të Ipeshkvit Kuaditor. Pastaj kush do të jetë kemi kohë. Derisa mbaron viti do jem me ju. Bëhet një sondazh kush mund të jetë kandidati më i përshtatshëm për të qenë Ipeshkev në një zonë”, tregon ai.

Gjatë një interviste ai foli për një sërë fenomenesh që kanë prekur shoqërinë, siç janë droga dhe dhuna në familje.
“Krimbi ka hyrë në kokën e shumë shqiptarëve e që duan të pasurohen me poshtërsi. Më mirë të jetosh i varfër, jo në mizerje, por të jetosh me djersën tënde. Makina të mëdha… shtëpi… pastaj hyjnë në këto grupe. Nëse nuk del me kohë, atje nuk del ose do dalësh kufomë”, thotë Massafra për Report Tv.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit