Deputeti socialist, Damian Gjiknuri pas përfundimit të grupit të dialogut ka folur për mediat.
Ai u shpreh se diskutimet për amnistinë penale do të vazhdojnë.
Gjiknuri: Konsensusi për Amnistinë arrihet nëpërmjet diskutimit. E rëndësishëm është që Amnistia të marrë votat e nevojshme.
Sa i përket Kodit Zgjedhor, rekomandimet merren parasysh. Vendimi do të merret më tej. Çdo deputet i Kuvendit është pjesë e grupit sa herë që diskutohen këto çështje.
Komisioni për Reformën Zgjedhore mbaroi afatin dhe nuk arriti gjë. Dikush mund ta quajë edhe dështim.