-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hamza për tragjedinë në Malishevë: Ngushëllime të sinqerta për familjen Berisha!

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, me anë të një reagimi ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për ngjarjen tragjike e ndodhur në Malishevë, ku tre anëtarët e familjes Berisha kanë humbur jetën nga asfiskia e zjarrit.

“Me dhembje të thellë mora lajmin për këtë tragjedi të rëndë që ka goditur familjen Berisha. Humbja e babait dhe dy fëmijëve është një dhimbje e madhe dhe e papërshkrueshme për çdo familje dhe për mbarë shoqërinë tonë.

Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Berisha, të afërmit dhe miqtë e tyre. Ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që të gjeni forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë”, u shpreh Hamza.

Tragjedia në Kosovë! Si babai dhe dy fëmijët vdiqën nga zjarri (Detajet)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit