-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Si e futa Shqipërinë në NATO

Kryesoret

15 vite në NATO/ Sali Berisha: NATO përmbushi misionin e saj historik. Kampi socialist u shpërbë, falimentoi sistemi socialist, në vendet ish-socialiste. Bashkë më të u shpërbë edhe blloku i Varshavës. Në këtë kontekst, rënia e Murit të Berlinit, e gjeti NATO-n pasi kishte humbur kundërshtarin e saj dhe pikëpyetje mbi të ardhmen e saj ishin jo të pakta. Por mendoj se përgjigjen e parë më të drejtë por edhe të një rëndësie historike për të ardhmen e NATO-s ia dhanë Helmut Kol dhe Xhorxh Bush. Kancelari gjerman punonte për bashkimin e vendit, për një Gjermani të bashkuar, por në NATO dhe BE. Duhet të pranoj, përveç Presidentit Bush, udhëheqësit e tjerë të asaj kohe nuk ndiheshin mirë me bashkimin e Gjermanisë. Bush e mbështeti procesin, me bindjen se një Gjermani e bashkuar, ishte fitore e lirisë, e Europës. Rënia e murit të Berlinit solli rënien e diktaturave, e fundit ra në Shqipëri. Por duhet të theksojmë se nga të gjitha opozitat e vendeve ish-komuniste, do të ishte opozita shqiptare e para që do të kërkonte anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Kjo ndoshta sepse opozitat e tjera që dolën nga blloku i Varshavës përsëri ndjenin frikën e Rusisë dhe shpallën si kërkesa të tyre asokohe neutralitetin, apo botën pa blloqe, që përbënte një gabim. Ishte një reminishencë kjo. Sapo u themelua PD, shpalli se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO do të ishte objektivi i saj i pandryshueshëm. Ky qëndrim paksa i veçantë, sepse vendet e tjera më pas erdhën drejt këtij objektivi. I dha Shqipërisë një reputacion të mirë në qarqet atlantike. Në këtë kontekst, marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-në kishin një rëndësi parësore për progresin tonë për bashkëpunimin me aleancën. Presidenti Clinton ofroi si një platformë të re, për vendet ish-komuniste, platformën e Partneritetit për Paqe. Këto vende përgatiteshin për procesin e anëtarësimit. NATO është aleancë politike-ushtarake. Ne do të ishim qeveria e parë apo ndër të parat që firmosëm. Shqipëria ka bërë shumë reforma gjatë këtyre viteve. Në rast se më pyesni se cila ka qenë më e dhimbshme, ju garantoj se më e dhimbshme në rrafshin njerëzor ka qenë reforma e ushtrisë. Sepse ishim një shoqëri totalisht e militarizuar. Ushtria shqiptare ishte e organizuar në 4 mijë hapje. Ishte e pranishme në cdo fshat dhe në cdo lagje. Një ushtri që i shërbente paranojës së diktatorit. Një ushtri e bunkerizuar, përbëhej nga 320 mijë rezervistë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit