Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur 10 persona të cilët dyshohet se kanë ndërtuar në mënyrë të paligjshme, duke falsifikuar dokumentet, 7 vila në zonën e Mulletit.
Të pandehur janë marrë Armand Prelezi, Klevis Bregu, Manush Teqja, Florian Zela, Abaz Teqja, Tefta Visha, Dorina Dushku, Arblin Harizi dhe Gani Moka.
Sipas prokurorisë, Armand Prelezi dhe Klevis Bregu, në cilësinë e arkitektit, akuzohen për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, ndërsa 8 shtetasit e tjerë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.
Gjithashtu, Prokuroria ka vendosur në sekuestro preventive të gjitha objektet e ndërtuara.