-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dalin detajet e reja/ Si tentuan ta therin policin në Shkodër

Kryesoret

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me rastin e disa ditëve më parë në Shkodër, ku fillimisht u raportua se polici Admir Okaj u dhunua me sende të forta nga fqinji i tij.

Sipas asaj që sjell ‘abc.news’, nuk bëhet fjalë për një konflikt për motive të dobëta por për një vrasje të mbetur në tentativë.

Admir Okaj, aktualisht shef i rendit të Gramshit, rezulton të jetë goditur 3 herë me thikë pas shpinë, dy herë në qafë dhe një herë në shpatull.

Ngjarja ndodhi të hënën në zonën e “Zdrales” në Shkodër dhe Policia tha se pas disa orësh autori, Ormir Gucia u arrit të arrestohej.

Okaj ka qenë duke biseduar me dy të afërme të tij kur autori i është afruar nga pas dhe ka filluar ta gjuaj me mjetin prerës.

Në atë moment polici ka nxjerrë armën e shërbimit për ta neutralizuar dhe ka qëlluar me tytën e pistoletës në kokë, momenti kur dhe është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme pa shkaktuar dëme.

Sipas burimeve nga Policia e Shtetit, ngjarja dyshohet të ketë lidhje me detyrën e oficerit Admir Okaj, i cili më parë ka qenë pjesë e FNSH-së së Shkodrës, ku ka shërbyer për 23 vjet.

Departamenti i Policisë Kriminale ka një dosje lidhur me kërcënimet që ai ka marrë gjatë detyrës së tij nga grupi Bajri.

Madje edhe ngjarja e së hënës shihet si një hakmarrje për shumë arrestime e shoqërime që ai ka kryer. Në vitin 2000 ka arrestuar për armëmbajtje pa leje edhe biznesmenin Pëllumb Gjoka, i arrestuar gjatë operacionit Metamorfoza, bashkë me anëtarë të grupit Bajri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit