-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

DW: A mundet BE të përballojë vende të tjera anëtare

Kryesoret

Pushtimi rus i Ukrainës e ka vënë zgjerimin në krye të agjendës së BE. Por vendet që rreshtohen për t’u bashkuar me Bashkimin Europian janë më të varfër se anëtarët ekzistues. Do e boshatisnin buxhetin anëtarët e rinj?

“Pa fermerë, nuk ka më bukë” ky ishte një slogan popullor gjatë më shumë se 200 bllokimeve të rrugëve të organizuara nga fermerët polakë në shkurt të këtij viti. Në periferi të qytetit polak Kock, dy orë me makinë nga kufiri ukrainas, qindra traktorë bllokuan një rrugë për të parandaluar hyrjen e grurit të lirë ukrainas në vend. Për fermerët këtu, ka një shqetësim tjetër të madh: ata i tremben hyrjes së Ukrainës, fqinjes lindore të Polonisë në BE, pasi mund të kërcënojë jetesën e tyre. “Ta harrojnë atë. Kjo është një ide e çmendur”, tha për DW një nga fermerët protestues gjatë bllokadës.

Zgjerimi si instrument sigurie

Për më shumë se një dekadë, BE-ja dukej si një klub i mbyllur, ku vendet aspirante ishin rreshtuar në pritje për të hyrë. Por pushtimi rus i Ukrainës e ka ndryshuar rrënjësisht situatën. Në dhjetorin e kaluar BE çeli negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë si edhe i dha Gjeorgjisë statusin e kandidatit. “Për shkaqe të kuptueshme, BE-ja tani po e sheh zgjerimin si një instrument sigurie. Buxheti është pjesë e diskutimeve, por mund të mos jetë domosdoshmërisht faktori vendimtar”, thekson për DW, Thu Nguyen, zëvendësdrejtore e institutit të pavarur me qendër në Berlin, Jacques Delors Centre.

Protestat e fundit në Poloni e sjellin edhe një herë këtë në kujtesë edhe pse ekonomia pa dyshim bën pjesë tek motivet politike të BE-së. Realisht entuziazmi i ri i Brukselit për zgjerimin shoqërohet me frikën se zgjerimi do t’i vërë disa nga anëtarët dhe qytetarët e BE-së në një disavantazh ekonomik./ DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit