-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trajnerët mesazh UEFA-s: Në Europian me 23 lojtarë, budallallëk!

Kryesoret

Polemika të shumta po vihen në dukje ditët e fundit mes pjesëmarrësve në Europian. Në fakt bëhet fjalë për listën e kufizuar të lojtarëve që trajnerët mund të kenë në dispozicion, vetëm 23.

Së fundmi qarkullojnë gjithnjë e më shumë zërat se trajnerët e skuadrave përfaqësuese janë duke i bërë presion UEFA-s, që kjo listë të shkoj të paktën në 26 lojtarë. Mesazhi i tyre është i qartë, me 23 lojtar nuk mund të bëhen llogaritë, dhe duke marrë parasysh dëmtimet, lodhjen si dhe ndeshjet e një kalendari të ngjeshur mund të pritet një ndryshim.

“Më duket absurde. Është budallallëk që mund të zgjedhësh 23 lojtarë për Europianin. Futbollistët kanë një ngarkesë të madhe, më pas vuajnë shumë dëmtime. Tani do më duhet të jap listën time përfundimtare më 7 qershor dhe më vonë mund të ndërroj vetëm një portier të dëmtuar. Por ne nuk do të luajmë ndeshjen e parë në Europian deri më 16 qershor. Dhe në këtë Europian, me këtë intensitet dhe këtë numër të madh ndeshjesh, lojtarët do të kthehen të dëmtimet. Më besoni”, ishin fjalët e trajnerit të Holandës, Ronald Kuman, duke u ankuar për këtë situatë.

“Kam folur me Nagelsman për këtë situatë dhe ai gjithashtu e mendon si unë:”., shpjegoi Kuman pas ndeshjes miqësore që Holanda zhvilloi ndaj Gjermanisë. Mendim të cilit i është bashkuar edhe Garet Sauthgejt, trajneri i Anglisë.

“Kemi një tjetër mbledhje me UEFA-n në të cilën disa trajnerë do të kërkojnë mundësinë që të rritet numri i lojtarëve. Në të kaluarën u bë ky zgjerim i numrit për arsye mjekësore. Ajo ishte e mirë për lojtarët, por me 23 futbollistë bëhet e vështirë”, tha Sauthgejt para mediave.

Me rritjen në 26 të numrit të lojtarëve për listën përfundimtare, trajneri Silvinjo do të kishte më të lehtë të ndërtonte ekipin për Europianin, pasi ka shumë dilema sa u përket emrave që kanë marrë pjesë në kualifikuese apo edhe atyre që nuk kanë qenë në grupin kuqezi në ndeshjet që siguruan praninë në turneun në Gjermani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit