Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhu pas daljes së djeshme në një deklaratë për shtyp publikoi disa të dhëna në të cilat tregohej përfshirja e vëllait të Kryeministrit Olsi Rama në organizatën kriminale të laboratorit të Xibrakës.
Gazment Bardhi pohoi se këto prova i ka dërguar për t’u hetuar nga SPAK.
“Sot kam përcjell zyrtarisht pranë SPAK kërkesën për nisjen e hetimeve penale ndaj tij.” deklaron Bardhi.
Bardhi në deklaratën për shtyp i ka bërë thirrje Altin Dumanit se duhet ta faktojë që në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm.
“Prandaj thirrja ime sot shkon edhe njëherë për drejtuesin e SPAK z. Altin Dumani: Na provoni që në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm, që hetohet dhe vihet përpara përgjegjesisë cilido, qoftë ky edhe vëllai i Kryeministrit”, thuhet në njoftimin për shtyp të Bardhit.
Gjithashtu Bardhi shprehet se nuk ka më vend për vonesa, zvarritje apo fshehje për të hetuar rolin e Olsi Ramës në organizatën e trafikut të drogës së Xibrakës.