Paraditen e sotme Këshilli Bashkiak i Himarës do të zgjedhë me votë kryetarin e ri të komanduar pasi Jorgo Goro që ishte në detyrë u arrestua.
Në burg ndodhet edhe i zgjedhuri në 14 Maj të vitit të kaluar, Fredi Beleri. Kryetari i ri do të zgjidhet mes dy kandidaturave. Dy nënkryetarët janë Blerina Bala dhe Pervin Gjikuria.
Njëri prej tyre që do të zgjidhet, do të drejtojë bashkinë deri kur gjykata të shprehet me vendim të formës së prerë për fatin e Fredi Belerit, i dënuar me 2 vjet burg në Shkallën e Parë. Nëse vendimi konfirmohet në Apel, Himara do të duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.