Lidhja dhe dasma mes Romeos dhe Heidit është false, e bërë përmes një skenari perfekt plotësisht në kuadër të lojës.
Të paktën kështu mendon Arbër Hajdari, analisti i BBV3, i cili e konfrontoi “live” Romeon.
Ky i fundit nuk e priti mirë, duke hedhur poshtë pretendimin e Arbrit.
Arbri mendon se Romeo dhe Heidi, duke parë që publiku i do bashkë, nisur kjo dhe nga mesazhet që u kanë çuar me dronë, kane vendosur ta ndjekin atë skenar.
Pjesë nga debati:
Arbri: Që ti ke qenë falso në këtë marrëdhënie, është mendimi im. Për mua ka qenë false edhe Heidi, një skenar perfekt. Unë uroj të jetë e vërtetë
Romeo: Ti s’ke kuptuar asgjë
Arbri: Unë kam kuptuar që e keni inskenuar prej fillimit, u ndatë pa arsye.
Arbri: Romeo ti je aty si çdo njeri tjetër, për mua, patë dhe dron aty.
Ledion Liço: Ti Arbër po thua që për sa kohë këto ditë që i paraprinë dasmës, dhe për shkak të disa mesazheve që vijnë nga dronat, që janë mesazhe se çifti duhet të rrijë me njëri-tjetrin…
Arbri: E keni inskenuar.
Romeo: Unë dua fakte, fol me fakte
Arbri: Çfarë të kuptoj unë kur tha jam kundërshtare brenda lojës. Kur e kuptove që nuk e ke kundërshtare?
Romeo: Nuk ke argumenta
Heidi: Janë ca gjëra që i tejkalojnë, ndjenja, unë mendova, ai ishte shumë keq…