-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Newcastle përmbys në një ndeshje ‘të çmendur’ West Ham-in

Kryesoret

Ditën e sotme në Premier League, Newcastle prodhoi një nga rikthimet ‘e çmenduar’ tipike në Angli, duke mposhtur 4-3 West Ham-in.

Në stadiumin ‘James Park’ të zotët e shtëpisë kaluan në avantazh që në minutën e 6-të, një penallti e kthyer në gol nga Aleksandër Isak.

Pas kësaj hegjemoni totale me West Hamin që mori në kontroll lojën duke përmbysur shifrat fillimisht me Antonio në të 21-tën dhe më pas me Kudus në minutën e 10-të shtes të pjesës së parë.

45-minutat e dyta filluan me ritëm të lartë po nga miqtë ishte radha e Bowen për të gjetur rrjetën në një përballje që u duk se ishte vulosur.

Newcastle i prekur nga dëmtimet pati sërish shancin të reagonte, një tjetër penallti e kthyer në gol nga Isak në të 77-tën rihapi sfidën. Më pas një çmendur totale!

Barnes barazoi gjithçka në shifrat 3-3 dhe ishte po anësori anglez ai që realizoi përmbysjen e madhe në të 90-tën, duke vulosur fitoren në rezultatin 4-3.

Një ndeshje e cila prodhoi emocione pafund me Newcastle që gjeti forcën të ringrihej pas 2 golave disavantazh dhe tani sheh veten në vendin e 8-të me 43 pik, pikërisht një më pak se West Ham që mban vendin e 7-të.

Shikoni GOLAT

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit