-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tradhtia dhe djali në mes, kush është vajza që Meritoni braktisi për Ilnisën?

Kryesoret

Pak ditë më parë, moderatori Meriton Mjekiqi foli për marrëdhënien me djalin e tij me ish-partneren, Egesta, teksa u shpreh se e ka marrë malli për të birin. Gjatë një bisede me gazetaren Ledjona Xheladinaj në BBV, ai u shpreh se i biri jeton në distancë, teksa shtoi se “çdo prind është i lidhur me fëmijën shumë”.

Kujtojmë që ndarja e moderatorit me ishpartneren e tij nuk ka qenë paqësore, pasi Egesta disa vite më parë hodhi akuza se Meritoni ishte vetëm babai biologjik i fëmijës dhe se nuk e kishte takuar asnjëherë të birin.

Madje, Meritoni pranoi t’i jepte atësinë djalit, vetëm pasi i bëri dhe testet përkatëse, duke e çuar këtë konflikt edhe më tej. Historia e Meriton Mjekiqit vite me parë me ish-partneren, Egestën, ishte historia që përsëritej në “showbizz”-in e Kosovës.

Në atë kohë vetëm 23 vjeç, Meriton Mjekiqi, i cili u bë i njohur për publikun shqiptar gjatë spektaklit “Dance with me” si partner i Rovena Stefës, u nda nga e dashura shtatzënë, vetëm një muaj pasi ua prezantoi ndjekësve në “Instagram”.

Ndarja e Meritonit nga partnerja e tij, Egesta, nuk ka qenë e paqartë pasi dyshja janë përplasur edhe publikisht, ku kanë hedhur edhe akuza ndaj njëri-tjetrit.

Egesta shprehej disa vite më parë se Meritoni ishte vetëm “babai biologjik” i Loarit, pasi nuk e kishte takuar asnjëherë, madje nuk i kishte bërë as një dhuratë për ditëlindje.

Deklarata e saj u bë në vitin 2021, pas një interviste të moderatorit në emisionin “NIN”, ku foli për jetën e tij personale, marrëdhënien me ish-partneren dhe djalin e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit