Autoritetet ekuadoriane kanë bërë me dije se ditën e shtunë është arrestuar lideri i një prej bandave bandave më të fuqishme, Los Lobos, të njohur ndryshe si ‘Ujqërit’.
Ai është i akuzuar për përfshirje n vrasjen e një kandidati presidencial në gusht.
Banda e Los Lobos besohet të ketë mijëra anëtarë, lidhje ndërkombëtare si dhe aleate me mafian shqiptare dhe konsiderohet si një rival i bandës numër një të rrezikut publik “Los Tsoneros”, në Ekuador, i quajtur “Fito”, emri i vërtetë i të cilit është Jose Adolfo Macias.
Pavarësisht gjendjes së jashtëzakonshme 90-ditore dhe gjendjes së “luftës” të shpallur nga presidenti Daniel Noboa, autoritetet po përpiqen të vënë situatën nën kontroll dhe të godasin rreth 22 bandat , duke përfshirë Los Lobos, të përcaktuara tani si “terroriste”.
Gjatë operacionit ushtarak që çoi në arrestimin e “Vicente S.”, autoritetet raportuan se dy kriminelë të dyshuar u plagosën . Në total, pjesëtarët e forcave të armatosura bënë 12 arrestime dhe sekuestruan 200 mijë dollarë para të gatshme dhe armë, municione dhe eksplozivë.
Muajin e kaluar, zyra e Prokurorit të Përgjithshëm njoftoi se pesë autorët e dyshuar moralë të vrasjes së kandidatit presidencial Fernando Villavicencio, i cili u qëllua për vdekje nga një grup vrasësish kolumbianë në Quito teksa po largohej nga një ngjarje e fushatës, do të silleshin në gjyq.