Një ndeshje spektakolare por pa gola ishte ajo e sotmja në ‘Etihad Stadium’ midis Manchester Cityt dhe Arsenalit. Dy gjigandët anglez nuk shkuan dot më larg se një barazim 0-0 në këtë sfidë të konsideruar vendimtare për luftën titull në Premier League.
Ritëm i lartë loje nga të dy ekipet por rastet ishin të pakta, ku u duk se qëllimi kryesor ishte të mos dilnin të humbura nga kjo sfidë.
‘Topçinjtë’ e Artetës mundën ti jepnin fund ecurisë së humbjeve në ‘Etihat Stadium’ duke mbyllur hesapet me shifra pozitive kundër ekipit të Guardiolës këtë sezon, me një fitore dhe një barazim.
Një sfidë e cila shkoi si mos më mirë për Liverpoolin dhe Jurgen Klopp të cilët me këtë barazim ndodhen të vetëm në krye të Premier League me 67 pik.
Arsenal mban vendin e dytë me 65 pik ndërsa Manchester City kompleton top treshen në kuotën e 64 pikëve.
Me ende 9 javë të mbetura Premier League hyn në fazën e zjarrtë, ku 3 favoritet për titullin kampion nuk mund të bëjnë më gabime.
Në pritje të City-Arsenal, Liverpool ngjitet i vetëm në ‘fronin’ e Premier League