-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në pritje të City-Arsenal, Liverpool ngjitet i vetëm në ‘fronin’ e Premier League

Kryesoret

Në pritje të sfidës midis Manchester Cityt dhe Arsenalit, Liverpool udhëheq i vetëm kreun e Premier League.

Në përballjen me Brighton, ‘The Reds’ e panë veten në vështirësi që në minutën e dytë të lojës, me miqtë që gjetën avantazhin me Danny Welbeck, i cili vendosi heshtje në ‘Anfield’.

Megjithatë të besuarit e Klopp rritën menjëherë ritmin e lojës duke krijuar shance të një pas njëshme dhe në të 27-tën erdhi barazpesha me Luis Diaz.

Liverpool shfrytëzoi në maksimum cilësinë individuale të disa lojtarëve, teksa nga brenda zonës në të 65-tën, një goditje tokazi e Salah bëri që topi të shkonte pas shpinës së Verbrugger.

Ekipi i De Zerbit nuk u dorëzua dhe u shfaq rrezikshëm disa herë para porte, me anë të disa zbritjeve të shpejta nga krahët.  6 minutat shtesë nuk prodhuan gol, pavarësisht rasteve. Liverpool kështu kryeson Premier League me 67 pikë dhe shpreson në një barazim në përballjen direkte midis Manchester Cityt dhe Arsenalit, të cilët ndjekin po ashtu në një garë të egër për kreun.

Brighton nga ana tjetër është në vendin e nëntë dhe duket shumë larg Europës.

(VIDEO)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit