-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet në Turqi/ Erdogan kalon forcë e dytë në Stamboll në rezultatet paraprake

Kryesoret

Rezultatet preliminare nga zgjedhjet lokale të së dielës tregojnë se partia kryesore opozitare e Turqisë është gati të mbajë kontrollin mbi qytetet vendimtare, duke i dhënë një goditje të fortë ambicieve të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan për të rimarrë këto bastione urbane.

Me rreth 20 për qind të votave të numëruara, Ekrem Imamoglu, kreytari në detyrë nga Partia Popullore Republikane (CHP), kryeson në Stamboll, qyteti më i madh dhe qendra ekonomike e vendit, siç raportohet nga transmetuesi shtetëror TRT, transmenton AP.

Edhe kryetari Mansur Yavas, që përfaqëson CHP-në, duket në rrugën e duhur për të siguruar një fitore në Ankara. Sipas shifrave fillestare të TRT, CHP kryeson në 35 nga 81 provincat e Turqisë.

Ky rezultat zgjedhor shihet si një matës i popullaritetit të Presidentit Erdogan, pasi ai synoi të rimarrë kontrollin e zonave kryesore urbane të humbura nga opozita pesë vjet më parë.

“Le të kthehet Stambolli te pronarët e tij të ligjshëm … Ju duhet ta shpëtoni këtë qytet të lashtë nga shtypja e CHP,” u tha Erdogan pjesëmarrësve në një nga dy fjalimet parazgjedhore që ai mbajti në qytetin më të madh të Turqisë, duke iu referuar partisë opozitare Republikane Popullore ( CHP).

Fusha kryesore e betejës për presidentin Erdogan ishte Stambolli, një metropol me 16 milionë banorë që ka rëndësi personale për të si vendlindja, edukimi dhe pikënisja e rrugëtimit të tij politik kur ai mori postin e kryetarit gjatë 1994-ës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit