-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Unë jam vëllai juaj i madh”! Ahmeti edhe Sela firmosin koalicionin

Kryesoret

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe ASH e Ziadin Selës mbrëmë në Gostivarë zyrtarizuan marrëveshjen për të shkuar së bashku në zgjedhjet 2024. Për Frontin Europian, Ahmeti tashmë ka firmosur marrëveshje koalicioni edhe me kryetarin e Lëvizjes Populli Skender Rexhepi, me atë të PDSH-së Menduh Thaçi dhe me kreun e PDE-së Arjanit Hoxha.

Po ashtu marrëveshje janë firmosur edhe me parti të komuniteteve më të vogla, si me Unionin e Romëve, me Partinë Demokratike Turke dhe me Lëvizjen e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci. Pritet që të firmoset edhe me njërën prej partive boshnjake.

Ali Ahmeti porositi Thaçin dhe Selën se nga sot ai do të jetë vëllai i madh i tyre. “Unë kam qenë vëllai i vogël i Arbër Xhaferit, e sot unë jam vëllai juaj i madh”, tha Ahmeti. Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela theksoi se janë bërë bashkë për dashurinë që e kanë ndaj kombit, ndaj gjuhës si dhe për gjeneratat e ardhshme.

“Ne po bëhemi bashkë për të parandaluar rreziqet që na vijnë nga Lindja dhe sa më shpejtë këtë vend të gjithë komunitetet t’i bëjmë pjesë e Perëndimit. Nuk jemi këtu kundër askujt. Dua ta jap një apel tek të gjithë. Partitë politike dhe organizimet politike nuk bëhen nga inati politik. Bëhen për dashurinë që ke ndaj kombit, gjuhës, gjakut të cilin ti e ke”, u shpreh Sela.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit