Nga dita e nesërme të gjitha pikat kufitare me Greqinë, nga nesër do të jenë të mbyllura për dy ditë me radhë.
Njoftohet se deri më datë 4 prill, dogana e Kapshticës, e Kakavijës, e Tre Urave dhe Qafë Bota nuk do të funksionojnë. Shkak është bërë një grevë nga ana e Sindikatës Doganore.
Kushtet e tjera të grevës mbeten të njëjta, që do të thotë se nga data 2-4 Prill nuk do të lejohen hyrje-daljet e mjeteve të transportit të mallrave, të autobusëve dhe shërbimit taksi, por vetëm këmbësorët pa bagazhe.