Pas një hetimi të gjatë policia italiane arrestoi një 35-vjeçar shqiptar i cili banonte në Bolzano.
35-vjeçari ishte i punësuar në një kompani transporti ku kishte dhe leje qëndrimi si dhe zotëronte një garazh në lagjen Don Bosko.
Siç mësohet nga hetimet ai grumbulloi rrogën duke mbajtur në garazh mallra të vjedhur dhe duke shpërndarë drogë.
Gjatë kontrollit në garazh, efektivët e rendit gjetën dy biçikleta elektronike të shtrenjta, të cilat ishin vjedhur në qytet pak ditë më parë.
Hetuesit kanë sekuestruar edhe 11 kilogramë marijuanë dhe një shumë prej 2990 euro.