SPAK me një njoftim zyrtar ka komunikuar sekuestrimin e pasurive të familjarëve të Gëzim Çelës, i njohur ndryshe si ‘Baroni i drogës’.
Në njoftim bëhet me dije se janë sekuestruar 3 apartamente me vlerë mbi 400 mijë euro, llogari bankare e 12 makina.
Kjo vjen pasi siç citon SPAK, këto pasuri janë të ardhura nga veprimtaria e jashtëligjshme e trafikimit të drogës.
- Pasurisë së llojit “Njësi Tregëtare”, me sipërfaqe 237 m2, në pronësi të shtetases Miranda Thardori , e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 321 120 Euro (sipas kontratës së porosisë së datës 18.02.2008);
- Pasurisë së llojit “Apartament”, me sipërfaqe 74 m2, në pronësi të shtetases Miranda Thardori , e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 42 200 Euro;
- Pasurisë së llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 77, 2 m2 në pronësi të shtetases Miranda Thardori, e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 40 000 Euro;
- Automjetit BMW X3 3.0D, në pronësi të shtetasit Naim Çela.;
- Automjetit furgon i markës Mercedes Benz, Tipi 639, Modeli Vito 109 CDI, në pronësi të subjektit Naim Çela.;
- Shuma monetare në total prej 4 576 585 Lekë, në llogaritë bankare të shtetasit Naim Çela;
- Shuma monetare në total prej 57 219 Euro, përkatësisht në llogarinë bankare të shtetasit Naim Çela. dhe e sekuestruar CASH shtetasit Gezim Cela;
- Subjektin “X…….” sh.p.k., me administrator dhe ortak të vetëm shtetasin G.Gj, të gjitha asetet e tij, si pasuri të paluajtshme, pasuri të luajtshme, llogari bankare etj, duke përfshirë dhe pasuritë e luajtshme, automjetet si më poshtë vijon:
- Volkswagen Golf, prodhim i vitit 2015;
- B.M.W., prodhim i vitit 2011;
- Volkswagen, prodhim i vitit 2006;
- Audi, prodhim i vitit 2007;
- B.M.W., prodhim i vitit 2004;
- Fiat “Doblo”, prodhim i vitit 2014;
- Mercedez Benz, prodhim i vitit 2010;
- Daimler Chrysler, prodhim i vitit 2007;
- Volkswagen Golf, prodhim vitit 2009;
- Volkswagen Golf Tdi, prodhim i vitit 2016