Policisë Kufitare e Portit të Durrësit ka goditur një tentativë për të futur në Shqipëri, sende me vlerë të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë kriminale.
Janë 18 ora dore të markave të shtrenjta, bizhuteri të ndryshme floriri dhe argjendi, 25 monedha të prerjes 2 euro, 1 bllokues valësh, 6 celularë dhe 1 automjet.
Në pranga mësohet se kanë përfunduar dy persona të cilët po kalonin aksesorët, si dhe pronari i automjetit që është përdorur, person që policia e cilëson me të shkuar të theksuar kriminale.
“Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në këtë automjet dhe kontrollit fizik ndaj shtetasit M. R., shërbimet e Policisë gjetën 18 ora dore të markave të shtrenjta, bizhuteri të ndryshme floriri dhe argjendi, 1 bllokues valësh, 25 monedha të prerjes 2 euro dhe 6 celularë.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
- E.S., 40 vjeç, banues në Tiranë, drejtuesi i automjetit ku u gjetën sendet me vlerë dhe M. R., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasagjer në këtë automjet.
Në vijim të veprimeve procedurale u vu në pranga edhe shtetasi B. R., 35 vjeç, banues në Tiranë, pronari i automjetit ku u gjetën sendet me vlerë, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka bashkëpunuar me 2 shtetasit e tjerë, për të futur në Shqipëri, sendet më vlerë që dyshohet se janë siguruar nga veprimtari kriminale.
Sendet me vlerë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me furgonin ku u gjetën dhe 3 pasaporta.
Vijojnë hetimet në bashkëpunim me Njësinë Antiskifter dhe homologët në vendet e BE-së, për përcaktimin e origjinës së sendeve me vlerë dhe për dokumentimin e veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve” njofton policia.