-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Terror në Finlandë! Të shtëna me armë në një shkollë, ka fëmijë të plagosur

Kryesoret

Një situatë alarmante ka mbërthyer Finlandën, pasi të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në një shkollë fillore këtë mëngjes.

Sipas mediave të huaja shumë persona kanë mbetur të plagosur midis tyre dhe fëmijë.

Policia u thirr për incidentin në shkollën fillore Viertola në Vantaa në orën 8.08 të mëngjesit.

Tre fëmijë kanë mbetur të plagosur ndërsa zyrtarët konfirmuan se një i dyshuar është arrestuar.

Nxënësit janë fshehur gjatë sulmit që ka ndodhur ndërsa disa të tjerë të terrorizuar kanë mundur të telefonojnë prindërit e tyre.

Oficerët e armatosur janë aktualisht në vendngjarje së bashku me anëtarët e tjerë të shërbimeve të urgjencës.

Nuk është raportuar për viktima. Vendasit janë këshilluar të qëndrojnë larg zonës dhe të qëndrojnë brenda.

Dëshmitarët okularë i thanë transmetuesit publik finlandez YLE se dy autoambulanca ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Shkolla ka rreth 800 nxënës të moshës nga 7 deri në 15 dhe 90 punonjës. Është i vendosur në një kompleks i cili ofron edhe klasa speciale.

Oficerët e armatosur janë aktualisht në vendngjarje së bashku me anëtarët e tjerë të shërbimeve të urgjencës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit