Gjatë spektaklit të sotëm, Erjola tha se sjellja e saj u ndikua nga tallja dhe provokimet e Meritonit, të cilin madje e cilësoi si përndjekës.
Një pjesë nga debati:
Meritoni: Mua më vjen për të qeshur për fjalën që thonë përndjekës. Unë këtu bëra shaka për një gjë, por pastaj t’i më preke gjërat personale. Arushi njëherë nuk ishte i joti.
Meritoni: Arushin e fëmijës nuk ia lë askujt. Ti më prek shtratin tim, ishte diçka personale.
Erjola: Kjo erdhi si pasojë e talljeve të tua. Sa herë kisha debat me Erjolën, ti më përqeshje.
Meritoni: Unë fola por ti veprove.
Erjola: Ty të është bërë fytyra shollë këpuce, asnjë fjalë nuk të prek
Meritoni: Unë nuk bie në nivelin tënd. Ti je për në kosh të plehrave.
Ilnisa: Nuk besoj se Erjola ka nevojë për gocat, i del për zot vetes. Unë ndërhyra sepse shtrati nuk preket.
Ledion Liço: Pra t’i po thua se Erjola nuk ka nevojë për mbrojtje, por Meritoni ka?
Ilnisa: Jo më vjen shumë keq, nuk është e vërtetë. Ne flemë të dy atje. Ishte dysheku ujë, të gjitha ujë. Më preku tek gjëja më private prandaj ndërhyra.
Erjola: I paralajmërova që mos e bëj, por e bëri direkt pas fjalës sime.
Rike: Unë vazhdoj të kem përplasje gjithmonë me Meritonin. Vazhdon bën provokime elementare për mua. Ai është i pari që i nis me të gjithë. Bën batuta pa lidhje. Kam ndërhyrë sepse mu duke veprim pa lidhje. Mendoj se ilnisa ka influencë tek ai.
Françeska: Më vjen shumë keq që e shoh Meritonin në këtë sjellje si më parë. Pati një sjellje që e çoi shumë lart por më pas nisi sërish si më parë.