Shorti ka përcaktuar se do të jetë Flojera Davidhi gjyqtarja paraprake që do vendos mbi dosjen e Ilir Beqajt për koncesionin e sterilizimit.
SPAK mbylli hetimet dhe e kaloi për gjykim, tashmë do të jetë Davidhi që do të vendos nëse do të miratojë kërkesën e prokurorisë për kalimin në gjykim të dosjes, do të bëjë kthimin për plotësim hetimesh ose pushim të akuzave.
SPAK i komunikoi akuzën Ilir Beqajt për shpërdorim detyre. Të pandehur janë përveç Beqajt edhe 8 persona të tjerë, dy prej të cilëve në masën e arrestit më burg.
Përkatësisht ish zv/ ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj e biznesmeni Ilir Rrapaj për koncesionin 100 milionë dollarë të Sterilizimit.