Vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama ka bërë kallëzim ndaj nënkryetarit të Rithemelimit, Gament Bardhit për ‘kallëzim të rremë’.
Vetëm pak ditë më parë deputeti demokrat ngrit akuza të rënda ndaj Olsi Ramës duke e lidhur me drogën e Xibrakës, një grup i cili i kap në vitin 2015, për të cilin Bardhi ka nxjerrë prova që sipas tij vërtetojnë pjesëmarrjen e Olsit në këtë grup.
Madje Bardhi ka bërë kallëzim në SPAK që kjo dosje të hetohet.
Tani Olsi Rama i është kthyer duke e paditur për akuza të pavërteta.
Në padi theksohet se faktet e paraqitura nga zoti Bardhi, sipas Olsi Ramës janë të pavërteta dhe janë publikuar me qëllim nga kreu i grupit të PD.
“Sot kam depozituar në SPAK kallëzimin për deputetin e paturpshëm Gazmend Bardhi, i cili ka cënuar publikisht nderin dhe dinjitetin tim publik, si individ, prind dhe drejtues i një klubi të mirënjohur futbolli, duke shpikur një lidhje totalisht inekzistente mes meje dhe një grupi trafikantësh të drogës.
Jam i gjithi në dispozicion të hetimit të atyre që deputeti i pacipë i quan prova mbi përkatësinë time në një grup kriminal trafikantësh droge, ndërsa unë nuk mund t’i quaj ndryshe përveçse si shpifje për një fabrikim pervers me qëllim manipulimin e opinionin publik, për motive të dobëta politike.
Troç fjala këtu s’mund të ketë dy të vërteta dhe ose unë duhet të shkoj në burg si trafikant ose Gazmend Bardhi duhet të ndiqet penalisht dhe dënohet si fabrikues provash në dëmin tim, të fëmijëve të mi, të klubit të futbollit “Partizani”, të miqve të mi dhe të njohurve të mi” thuhet në reagimin e Olsi Ramës.