Kuvendi nuk ka përfshirë në rendin e ditës interpelancën me kryeministrin Edi Rama, të kërkuar nga kryetari i Grupit Parlamentar të Rithemelimit, Gazment Bardhi, për përfshirjen -sipas tij -të vëllait të Edi Ramës, Olsi Rama në laboratorin e drogës në Xibrakë.
Në rendin e ditës nuk është përfshirë kërkesa e Gazment Bardhit, ndërsa ky i fundit ka reaguar duke thënë se “Rama i shmanget përballjes në Parlament”.
Në pretendimin e Bardhit thuhet se ky vendim për të mos futur në rendin e ditës kërkesën e tij është marrë në kundërshtim me kushtetutën.
Gazment Bardhi kërkoi në një interpelancë urgjente Kryeministrin Edi Rama, duke adresuar 3 çështje: