-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dinamika në Velipojë/ Ishin në makinë, e qëlluan dhe e çuan në spital

Kryesoret

Policia e Shkodrës ka zbardhur detaje të reja nga plagosja me armë zjarri e 27-vjeçarit, Emiljano Paloka rreth orës 21:45 të mbrëmjes së të martës në malin e Kolajve, Velipojë. Ai është qëlluar me një plumb në pjesën e barkut dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

I plagosuri ishte në automjet kur është qëlluar, ndërsa në makinë ishin edhe dy të njohur të tij. Personat në automjet me 27-vjeçarin e kanë dërguar në spital dhe më pas janë larguar në shpejtësi.

“Rreth orës 21:45, në malin e Kolajve Velipojë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi E. P., 27 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazhë, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe sëbashku me dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër po vijojnë krehjen e zonës” njofton policia.

Detajet e fundit/ Kush është 27-vjeçari që u qëllua me plumba?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit