Regjistrimet për klasën e parë dhe për gjimnaz janë hapur zyrtarisht sot në platformën e–Albania, për vitin shkollor 2025–2026. Prindërit dhe kujdestarët ligjorë mund të kryejnë aplikimin online deri më 31 gusht, në çdo moment që u përshtatet.
Për klasën e parë: Fëmijët regjistrohen në shkollën publike që mbulon zonën e banimit të prindit ose kujdestarit. Aplikimi bëhet përmes portalit e-Albania, ku plotësohet formulari dhe ngarkohet dokumentacioni (vetëm nëse aplikimi bëhet nga kujdestari ligjor). Shkolla kthen përgjigje brenda 10 ditësh.
Për gjimnaz: Nxënësit regjistrohen sipas zonës arsimore të përcaktuar nga Zyra Vendore e Arsimit. Për shkollat me orientim të veçantë (artistike, sportive, gjuhë të huaja etj.), mund të aplikojnë edhe nga bashki të tjera. Për gjimnazet sportive kërkohet edhe raport mjekësor.









