-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kurti gaboi”! Bedri Islami: Koalicioni, rreziku rus dhe tre objektivat e Ali Ahmetit

Kryesoret

Maqedonia e Veriut po shkon drejt zgjedhjeve Presidenciale dhe Parlamentare me dy blloqe shqiptare. Pak ditë më parë, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti arriti që të bashkonte në një koalicion Menduh Thaçin dhe Ziadin Selën përballë opozitës që pas skene ka Albin Kurtin.

Reagimet për bashkimin e Ahmetit me Thaçin dhe Selën kanë qenë të shumta. Në një intervistë për “5Pyetjet.al” me Skype, kryetari i Këshillit të të Urtëve në BDI, Bedri Islami thotë se këto zgjedhje janë referendum pasi mund të fitojë opozita maqedonase, forcë revanshiste, sipas tij që nuk është europiane, por pro ruse.

Asnjëri në shkallët e larta të politikës në Maqedoni nuk mendon për të shpëtuar kokën. Koalicioni që bëri zoti Ahmeti, “Froni Europian”, ka një dimension më të gjerë sesa mund të ketë qenë herë të tjerë, por veçantia këtë herë është që këto forca politike që bashkohen kanë pritje më Europiane drejt zhvillimeve të ardhshme të Maqedonisë së Veriut.

Zijadin Sela ka qenë anëtar i udhëheqjes së BDI-së. Ka dalë nga ajo shtëpi dhe rikthimi nuk është ndonjë çudi e zakonshme. Ndërsa me zotin Menduh Thaçin, të gjithë e dinë që në fillimet e krijimit të BDI-së kanë pasur përplasje.

Ali Ahmeti si lideri i shqiptarëve në Maqedoni është mësuar që herë pas here të ketë përplasje të tilla, por zbuten pastaj. Në dy legjislaturat e fundit ka pasur bashkëpunim me Thaçin. Angazhimi i Thaçit në kohët e fundit bëri që të mbijetojë qeveria tani.

Mendohet se në Maqedoni forca kryesore politike mund të jetë një forcë revanshiste që nuk është europiane, por pro ruse dhe nacionalizmi, që ka për qëllim mënjanimin e shqiptarëve në jetën e vendit dhe strukturat e shtetit. Prandaj është e domosdoshme që për shqiptarët në këtë që unë e quaj referendum, të jenë forcë e domosdoshme në qeverinë” tha ai.

Por pavarësisht bashkimit, a mund të ketë kosto brenda BDI-së ky koalicion me “armiqtë” e dy dekadave të fundit? Islami shprehet se ndonjëherë në politikë duhet të tolerosh diçka për të fituar diçka tjetër.

Politika në përgjithësi është art, ndonjëherë arti i së mirës, ndonjëherë i së keqes, por në këtë herë ne besojmë nga e mira dhe e mbara. Shumë nga figurat politike që kanë qenë pranë Ali Ahmetit vazhdojnë që të jenë aty. Disa si Izet Mexhiti kanë krijuar partinë e tyre, si Sela më parë, apo Musa Xhaferri, ka qenë në linjën e Mexhitit, por tani është përsëri në BDI. Edhe këta do të kthehen një ditë. Në politikë ka vizion por edhe prakticitet, ndonjëherë duhet të tolerosh diçka për të fituar diçka tjetër.

Vetëm nga koalicion BDI-së do i mungojnë nga radhët e veta së paku pesë deputetë, dy vende do të jenë për Selën, dy për pakicat turke dhe një apo dy për Thaçin. Sikur thoshte Ahmeti, unë do të jem drejtues i një grupi ku partia ime mund të ketë më pak se ata që kanë ardhur. Ata synojnë që të kenë mbi 20 vete, më shumë sesa kanë deri tani, ta bëjnë të detyrueshëm bashkëpunimin dhe vendosjen e pikave të tyre, mbi ato përparësi që duhet të ketë Maqedonia e Veriut”.

Më tej, Bedri Islami deklaron se koalicioni i ri i udhëhequr nga BDI ka tre objektiva kryesore. “Në Maqedoni nëse shqiptarët do të ishin në unison, do të kishin mbi 30 deputetë, është e mundshme nga 32-36 deputetë mund të kishin shqiptarët dhe do të vendosnin për gjithçka. BDI që e prin këtë koalicion ka një projekt që më duket më i zhvilluar sesa herë të tjera. Është pranimi i pakicave bullgare, zgjedhja e Presidentit nga populli në Parlament.

Dhe e fundit që është më e rëndësishmja në bindjen time, rotacioni i pushtetit brenda një legjislacioni, synohet që dy vitet e para të qeverisë një kryeministër nga pala maqedonase dhe dy vitet e fundit një kryeministër shqiptar. Pra, jo një rotacion në tre muajt e fundit, sikur ndodhi tani, por të barazvlefshëm. Shqiptarët në Maqedoni janë mbi 30%”.

Por a është ky edhe një koalicion kundër frontit të Albin Kurtit në Maqedoni? Këtu, Islami është kritik me lëvizjen e kryeministrit të Kosovës. “Duhet ta shikojmë njëherë, kush është vendas dhe kush është i ardhur. Ai që është vendas nuk krijon front kundër atij që vjen, por ai që vjen krijon front kundër atij që gjen. Ka një dallim esencial. Albin Kurti, mendimi im vetjak është që është i gabuar në këtë rast sepse shqiptarët në Maqedoni kanë treguar se dinë të bashkëpunojnë dhe të gjejnë të përbashkëta.

Por ai është në të drejtën e tij dhe të ngulmojë që Lëvizja e tij Vetëvendosje të shtrihet sikur provoi në Shqipëri, në Maqedoni dhe ndoshta një ditë ta provojë në Mal të Zi, se prej andej e ka origjinën. Por kjo nuk e forcon, kjo e dobëson faktorin shqiptar. Nëse do të kishte një bashkim vlerash, Ali Ahmeti, Albin Kurti, Ziadin Sela dhe të tjerët do të ndodhnin gjëra të jashtëzakonshme për kombin”.

Në fund, ai thotë se pavarësisht se opozita maqedonase sipas sondazheve do të fitojë, shqiptarët duhet të bëhen bashkë, qoftë edhe pas 8 Majit për ta detyruar që të mos e largojë Maqedoninë nga rruga e integrimit në BE.

Të gjitha sondazhet tregojnë se opozita maqedonase do të fitojë. Maqedonasit nuk e falin kurrë Ali Ahmetin dhe po bëjnë gjithçka që të fillojë rënia e tij. Ali Ahmeti i mundi në luftë dhe në paqe. Rrymën e ashpër të Gruevskit e largoi nga politika. Shqiptarët duhet të kenë një bindje, t’i thërrasin mendjes se cfarë do të ndodhë tani, nëse opozita maqedonase fiton zgjedhjet dhe i duhen 2-3 deputetë shqiptarë, gjërat do të shkojnë në regres.

Shqiptarët duhet ta detyrojnë përmes votës që qeveria e ardhshme ta ketë jetike pjesëmarrjen e shqiptarëve në qeveri përmes një shumice dërrmuese, përmes 20 apo 25 deputetë që mund të bashkohen edhe pas zgjedhjeve për të mos u larguar nga ajo që quhet shtrati europian i Maqedonisë së Veriut” përfundoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit