Dështoi mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi. Anëtarët e Partisë Socialiste nuk u paraqitën. Në këtë mbledhje ishte parashikuar që të miratohej kërkesa për informacione.
Kryetarja Albana Vokshi akuzoi socialistët se po bëjnë përpjekje për të bllokuar punën e komisionit për dy koncesionet, sterilizimin dhe check up-in. “Po tenton të pengojë punën, në papërgjegjshmëri totale, duke përdorur hile, pretekste të paqena.
Bazuar në rregullore unë do njoftoj mbledhjen e ardhshme ditën e premte. Kam marrë firmat e deputetëve të opozitës, dhe mbledhja do thirret të premten. Kam njoftuar një konferencë për shtyp” tha Vokshi.