-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre kushte, grupi i PD-së do të votojë nesër amnistinë

Kryesoret

Tym i bardhë nga negociatat mes socialistëve dhe grupit të PD-së së drejtuar nga Gazment Bardhi. Pas arritjes së marrëveshjes për komisionet hetimore, grupi i PD-së do të votojë edhe amnistinë penale për të dënuarit me tre kushte mes tyre; lirimin e protestuesve të saj që janë dënuar dhe përjashtimin nga e drejta për të përfituar e zyrtarëve të dënuar nga GJKKO. Nesër është parashikuar seanca për ta votuar draftin që prej disa muajsh ka shkaktuar debate të forta.

Grupi Parlamentar i PD mbështet amnistinë, dhe propozon:

  1. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar që të përjashtohen nga vuajtja e dënimit dhe ndjekja penale të gjithë personat e gjykuar apo hetuar për vepra penale të kryera gjatë grumbullimeve dhe manifestimeve të kryera deri në datën 31 Mars 2024, pavarësisht datës së regjistrimit të tyre.
  2. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar përjashtimin nga amnistimi, qoftë sa i përket vuajtjes së dënimit, uljes së dënimit apo ndjekjes penale, të gjithë funksionarët e lartë të hetuar dhe/ose gjykuar nga strukturat e posaçme antikorrupsion apo që janë subjekt i deklarimit të pasurisë, si deputetë apo kryebashkiakë.
  3. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar një rritje të masës së përfitimeve nga amnistia, qoftë në drejtim të uljes së dënimit me 2 vite për gratë dhe 1.5 vite për burrat, qoftë në drejtim të datës së dënimit, fillimit të hetimeve apo kryerjes së veprës penale deri në 31 Mars 2024, nga 31 Janari 2024 qê parashikonte versioni aktual i projektligjit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit