-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Vajzat dolën duke qarë’! Flasin shokët: Si u vra 18-vjeçari me biçak

Kryesoret

Dy shokët e 18-vjeçarit Aurelio Dervishi, i cili u vra me thikë nga një grup të rinjsh pas një sherri mes tyre tek rrethi i Shkozës mbrëmjen e së dielës kanë rrëfyer momentet e fundit të jetës së të riut.

Në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur” dy të rinjtë treguan se Frensis Shehu, i cili drejtonte mjetin ku udhëtonin agresorët, ka nxitur 15-vjeçarin për të goditur me thikë Aurelion.

Dy shokët, Mario dhe Reni që ndodheshin në mjet me Aurelion, treguan se 20-vjeçari i kishte bllokuar rrugën në semafor dhe i thoshte “pse qeshni”. Ndërsa një nga vajzat në mjet i kishte thënë që kishte pasur njohje me Frensis Shehun.

“Shoferi ishte 20-vjeçari, ai na tha pse qeshni. Vajza 17-vjeçare na tha se ka pasur një njohje me të. Frensis Shehu e nxiti 15-vjeçarin të godiste Aurelion. Nuk e kam parë këtë makinë mbas nesh, se kam pasur edhe shumë mendjen. Ishte e organizuar, sepse kanë ardhur me mjete të forta. Kanë pasur edhe një hekur”, tregoi Reni.

“Vajzat dolën duke qarë nga makina, tentuan ta qetësonin Aurelin, por sherri kishte nisur. Kishte një thikë tip biçak. I pari ka zbritur nga makina Reni, më pas unë dhe Aurelio. Ne ishim për qejfin tonë në semafor, nuk prisnim të na vinin ata lloj tipash”, tha Mario.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit