Ervin Shahini i arrestuar në Korenë e Jugut dhe i shumëkërkuar nga Shqipëria pritet të ekstradohet ditën e nesërme në Shqipëri. Shahini njihet ndryshe si vrasësi i taksistëve.
Ervin Shahini, vrau një taksist për ta grabitur dhe plagosi disa të tjerë në 1995. Ai u dënua me burg përjetë për një vrasje dhe 4 plagosje.
Ishte arratisur në 1997 dhe përdorte emrin e një shqiptari tjetër.
50 vjeçari u arrestua me 26 janar të këtij viti në Korenë e Jugut.
Ai jetonte në një lagje pranë qendrës së Seulit dhe përdorte emër shqiptar dhe dokumente të falsifikuara.
EMRI/ I dënuar me burgim të përjetshëm, arrestohet në Korenë e Jugut 50-vjeçari shqiptar