Mbrëmjen e djeshme, pas tubimit paqësor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protesta kaloi në një karakteri agresiv pas marshimit deri në komisariatin numër 3.
Siç shihet edhe në pamje, gjatë tubimit të komisariati nr. 3 disa protestues të maskuar kanë vazhduar duke thyer fillimisht xhamat e jashtëm, për të hyrë në brenda në shenje revolte lidhur me arrestimin e shokëve të tyre më 2 korrik para Kuvendit.
Ndërkohë organizatorët e revoltës shprehen se janë distancuar nga incidentet e shënuara pranë Komisariatit Nr. 3, të cilët theksojnë se aktet e dhunshme janë kryer nga persona të cilët nuk kishin asnjë lidhje me tubimin popullor, por ishin të infiltruar nga forca politike që u ndien të kërcënuara nga përmasat e kësaj proteste.










