-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha: U miratua një amnisti e turpshme

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur sërish për miratimin e Amnistisë.
Ndër të tjera, Basha u shpreh se nga amnistia sipas tij, nuk do të përfitojnë protestuesit në masë dërrmuese demokratë kundër korrupsionit dhe kundër kriminializimit të shtetit.

Basha: Mbrëmë e panë mirë të gjithë shqiptarët, e panë edhe ata të shkretë që i kanë ndjekur sa e sa muaj se ku është pazari dhe për çfarë bëhet pazari. Mbrëmë e pamë se si u zerua zelli revolucionar i 5 muajve, e them këtë jo pa ironi që për 5 muaj revolucioni nuk solli asnjë të mirë për demokratët. I preu fytin opozitës parlamentare, ndërkohë që Edi Rama vazhdonte ngrinte kartonat, miratonte buxhete, ligje, shpronësime, investime strategjike për miqtë e vet të korruptuar dhe për bandat kriminale, por opozita nuk arrinte dot as të bënte një diskutim të vetëm për buxhetin e shtetit.

7 miliardë euro buxhet, s’pikon asgjë për fermerin shqiptar. Pse? Se po bënim revolucion pra. Ku një natë të bukur revolucioni mbaroi. Si mbaroi revolucioni? Duke i vënë kazmën komisionit për reformën zgjedhore, duke e paralajmëruar një skemë mafioze për t’i vënë kazmën SPAK-ut, se aty është halli dhe mbrëmë duke aprovuar një amnisti të turpshme ku falen apo ndalet procesi.

Falen ata që janë në burg dhe ndalet procesi për ata që janë në proces gjyqësor, drejtorët e korruptuar, zyrtarët e korruptuar. Ndërsa protestuesit në masë dërrmuese demokratë kundër korrupsionit dhe kundër kriminializimit të shtetit, nuk përfitojnë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit