Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith takoi ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, dhe drejtorin e ri të përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose.
King-Smith e uroi Qosen për emërimin në detyrë.
Ata diskutuan mbi përparimin e vazhdueshëm të ekspertizës britanike për modernizimin e burgjeve në Shqipëri dhe përmirësimin e sigurisë, përfshirë edhe në burgun e ri të grave në Pogradec, si edhe asistencën teknike për sistemin e burgjeve shqiptare, njoftoi sot ambasada britanike në Tiranë.
Takimi rikonfirmoi programin efektiv të angazhimit mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë për të gjetur mundësitë e bashkëpunimit për reformën e burgjeve dhe atë të gjykatave.