Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar në protestën e zhvilluar para Bashkisë së Tiranës. “Siç e dini ju të gjithë, Erjon Veliaj në vazhdim të politikës kriminale të Edi Ramës ka kaluar çdo limit.
Ka dhënë 10 milionë metër katrorë leje ndërtimi në Tiranë vetëm për qëllim pastrimi parave në funksion të atyre që kontrollojnë narkotrafikun dhe gjithë aktiviteteve kriminale dhe të pastrimit të parave të inceneratorëve dhe gjithë PPP. Ndërkohë në Tiranë 55 mijë apartamente janë bosh” tha ai.
Meta ka theksuar se SPAK po komandohet nga GJKKO-ja dhe se ka për qëllim asgjësim e opozitës.
“Ndaj ti bëjmë thirrje gjithë qytetarëve të Tiranës, shqiptarë të bashkohemi kundër projektit shfarosës të kombit tonë nga ky sekt kriminal, Unë kam problemet e mia, por dal në mes të Tiranës pa bodyguard.
Unë i kam përzërë punonjësit e Gardës sepse janë patronazhistë. Erdhi ora t’i përzëmë. Sali Berisha është i lirë sepse është në zemrat e të gjithë atyre njerëzve që kanë dinjitet. Bëjmë thirrje qytetarëve të ngrihen, kur ngrihet populli bie Tirania. Këtë bashki do ia kthejmë qytetarëve të Tiranës shumë shpejt,” tha Meta.









