-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Pak para ngjarjes…’/ Shoku tregon momentet e fundit me 18-vjeçarin që u vra

Kryesoret

Vrasja e 18-vjeçarit Aurelio Dervishi në Shkozë ka tronditur opinionin publik, ku me një goditje thike pas një sherri me disa adoleshentë, ai ndërroi jetë.

Shoku i tij, i ftuar në emisionin emisionin ‘Me zemër të hapur’ të moderatores Evis Ahmeti ka treguar se para ngjarjes e kishte takuar Aurelion sepse duhej të shkonte në punë dhe se lajmin ia kishte dhënë një shok tjetër, përmes celularit.

Ai tregon se në spital ka arritur i pari, bashkë me një shok, por shton se mjekët i thanë se kishte ndërruar jetë.

“Kjo ngjarje na ka tronditur. Aurelio nuk ishte tip që donte të bënte sherre. Unë rrija tek shtëpia e Aurelios. Pak përpara ngjarjes, unë isha me Aurelion, i thashë do iki në punë dhe ika. Pas isha në punë, më mori një shok në celular dhe më tha se kanë goditur Aurelion me thikë.

Ne kishim shoqëri të madhe me njëri-tjetrin. Dy makina e kanë ndaluar mjetin ku ndodhej Aurelio. Aurelio ka zbritur dhe ata e kanë qëlluar. Më kanë thënë se mund ta ketë qëlluar një 15-vjeçar. Fillimisht janë kapur me duar e më pas njëri nga ata djemtë ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar. Në spital unë dhe shoku im arritëm të parët. Ne po prisnim çfarë do thoshin mjekët, atje na thanë se ka ndërruar jetë”, deklaroi shoku i Aurelios.

Kujtojmë se Gjykata e Tiranës, ka lënë në burg 4 të rinjtë e akuzuar për vrasjen e 18-vjeçari, mbrëmjen e 31 marsit në Shkozë, në Tiranë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit