-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alibeaj: Iu hap luftë SPAK-ut, liruan zyrtarët e korruptuar dhe burgosën protestuesit

Kryesoret

Nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj doli në një konferencë për shtyp ku foli për votimin e Amnistisë Penale në Kuvend.

Ai tha se me këtë marrëveshje mes dy palëve për amnistinë u arritën disa qëllime.

Sipas tij qëllimi i parë është amnistimi i drejtorëve dhe zyrtarëve të qeverisë dhe bashkive, u lanë në mëshirë të fatit protestuesit dhe ajo që ishte më e rëndësishme për të, goditja ndaj SPAK.

Alibeaj: Me marrëveshjen e djeshme mes dy palëve për amnistinë penale uarritën disa qëllime. Së pari ishte qëllimi për të amnistuar drejtorët e korruptuar të qeverisë Rama dhe të bashkisë Veliaj apo të çdo lloj bashkie tjetër të partisë socialiste. Me ndërhyrje në amnisti, u krijuanhapësira që drejtorm struktura të larta të administratës së kësaj qeverie apo të bashkisë të mund të përfitojnë apo të dalin nga burgu.

Së dyti u lanë në mëshirë të fatit protestuesit, protestues që janë qytetarë të këtij vendi të thirrur nga Partia Demokratuike, të thirrur nga shoqëria civile të cilët kanë dalë në protesta sigurisht kundër kësaj pjese tjetër të korruptuar të qeverisë për të kërkuar të drejtat e tyre. Dje, me aktin e amnistisë nuk përfitojnë protestuesit. Ata vazhdojnë të enden prokurorive, gjykatavem vazhdojnë të jenë ende nën thundrën e represionit policer të kësaj qeverie.

Dje arriti kulmin ku me një akt ligjor, produkti i SPAK-ut dhe i GJKKO-s, u godit në momentin më të vështirë të SPAK-ut. Po dje në raportimin që drejtuesi i SPAK-ut bëri, lëshoi sinjale të rëndësishme ndihme. Referoi që 40% ka rënë numri i referimeve, i kallëzimeve nga organet shtetërore drejt SPAK-ut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit