Do të jetë vështirë, më së vështiri deri më tani – kështu tha së voni presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, teksa paralajmëroi “ditë të vështira” për Serbinë.
Më pas, ai identifikoi si sfida vendimmarrjen në Këshillin e Evropës për pranimin e Kosovës dhe një propozim-rezolutë në Kombet e Bashkuara për gjenocidin në Srebrenicë.
Në një seancë të jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë, më 4 prill, ai kërkoi formimin e ekipeve për “bashkëpunim të të gjitha forcave”, në të cilat duhet të bëjnë pjesë Qeveria, Parlamenti dhe Presidenti i Shtetit.
Vuçiç ishte i vetmi që foli në seancë, duke i paraqitur Qeverisë serbe një sërë kërkesash dhe sugjerimesh.
Të bëhen të gjitha përpjekjet që Kosova të mos anëtarësohet në Këshillin e Evropës, kërkoi Vuçiç në mbledhjen e Qeverisë së Serbisë.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë për pranimin e Kosovës më 16 prill, ndërsa vendimi përfundimtar pritet në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës më 16 maj (Lexo KETU shkrimin e plote).