-sidi education-spot_img
21.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erion Veliaj reagon për arrestimin e drejtorëve: Të flasë gjykata

Kryesoret

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë mbi arrestimin e drejtorëve të tij për dosjen “5D” për abuzimin me tenderat. Veliaj tha se nuk ka pasur dijeni dhe se vetë nuk ka firmosur për të përfituar dhe se për punonjësit nuk mund të mbante përgjegjësi.

“Në cilën pjesë kryeministri duhet të përgjojë zëdhënësin e tij apo me këdo që e lidh puna kur këta ushtrojnë influencën e postit. Një kryeministër, apo një kryetar bashkie si mund të jetë në dijeni të cdo gjëje që nuk ka të bëjë me funksionin e tij.

Po ku jemi këtu, në komunizëm? Ku shoku Enver u vente mbrapa spiunët. Në asnjë vend nuk ndodh kjo gjueti shtrigash. Në asnjë vend nuk i shikon këto, kur drejtësia po bën punën e saj dhe gjykata e ndan në fund shapin nga sheqeri.

Nuk ka si të më vijë mirë kur akuzat e ngritura nëse provohen të vërteta dhe më vjen tmerrësisht keq nëse disa zyrtarë janë angazhuar në punë të pista për punë personale. Por asnjë përfitim i paligjshëm personal nuk më ka lidhur kurrë me atë. Gabime mund të kem bërë edhe unë plot, por s’e kam përdorur kurrë firmën” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit