-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Polemikat mbi aksidentin me 8 viktima

Kryesoret

Aksidenti ku humbën jetën 7 emigrantë pakistanezë, ktheu në vëmendje luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore në këtë vend.

Qeveria thotë se ky fenomen po goditet gjithnjë e më shumë dhe se shifrat tregojnë rënie të rasteve. Për opozitën, ngjarja tregon se policia e shtetit nuk e ka nën kontroll territorin e vendit.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, tha gjatë një debati në Komisionin Parlamentar të Sigurisë se Shqipëria është pjesë e rrugës ballkanike që ndjekin emigrantët e paligjshëm për të shkuar në vendet e Bashkimit Evropian.

Por, ai theksoi se, aktualisht, ky vend ka numrin më të ulët të emigrantëve të paligjshëm që kalojnë në territorin e tij dhe shifrat më të larta të goditjes së trafikimit të qenieve njerëzore.

Megjithatë, ai nuk specifikoi se me cilat vende e krahason Shqipërinë.

“Gjatë vitit 2023 janë konstatuar 177 raste të kontrabandimit të emigrantëve – 9 prej të cilave për trafikim të të miturve. Kanë qenë 330 persona të përfshirë, nga të cilët 147 të arrestuar”.

“U kërkoj prokurorive dhe gjykatave të shprehen me vendime për të gjitha këto referime që ka bërë policia e shtetit”, tha Balla.

Ai shtoi se, prej vitesh, kufiri me Greqinë kontrollohet dhe patrullohet në bashkëpunim me policinë greke dhe me efektivët e agjencisë evropiane të policisë, Frontex./ REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit