Është riaktivizuar sërish zjarri në fshatin Niçë të Pogradecit.
Është dita e katërt që kjo zonë përfshihet sërish nga flakët duke djegur sipërfaqe shumë të mëdha kullotash.
Në këtë zonë ka shkuar forca zjarrfikëse, inspektorë pyjesh dhe banorë por terreni e vështirëson më shumë punën e grupit.
Nevojiten më shumë forca për të izoluar plotësisht zjarrin.